Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar një katastrofë të mundshme për qytetërimin në Iran për shkak të sulmeve që mund të ndodhin sot në pas refuzimit të marrëveshjes nga teokracia islamiste.
Por Trump nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë për ndonjë lëvizje të re siç e quan ai “revolucionare” dhe të mrekullueshme, pasi sipas tij tani pas rënies së regjimit ekzistojnë “mendje të ndryshme”, dhe mund të ketë ndryshime nga çasti në çast
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë. Nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi Ndryshim të Plotë dhe Total të Regjimit, ku mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka e mrekullueshme revolucionare, KUSH E DI? Do ta zbulojmë sonte, një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të Botës. 47 vjet zhvatje, korrupsion dhe vdekje do të marrin fund më në fund. Zoti i bekoftë Popullin e Madh të Iranit!”, ka deklaruar Trump.
Ndryshe Trump për të disatën herë ka paralajmëruar se “do i çojë në ferr” ekstremistët iranian nëse nuk e hapin Ngushticën e Hormuzit
Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, gjatë ditës Trump bëri të ditur se afati i tij i fundit është e martë në ora 20:00 sipas kohës lindore për fatin e Iranit.
Ai shtoi se gjithë vendi mund të shkatërrohet “në një natë” dhe theksoi se nuk dëshiron ta bëjë këtë, duke thënë se iranianët janë “të gatshëm të vuajnë për lirinë e tyre”.
