Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi në rrjetin e tij social Truth Social dhe i dërgoi një kërcënim Iranit.
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte dhe nuk do të kthehet më kurrë. Nuk dua që të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi një ndryshim të plotë dhe total të regjimit, në të cilin do të mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka e mirë revolucionare – kush e di? Do ta zbulojmë sonte, në një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës.”
“47 vjet zhvatje, korrupsion dhe vdekje më në fund do të marrin fund. Zoti i bekoftë njerëzit e mëdhenj të Iranit!” njoftoi Trump.
