Lajme Maqedoni

“Respekto Ligjin për gjuhët”, studentët shqiptarë në Shkup kërkojnë të drejta

Me flamuj shqiptarë si dhe me pankarta që shkruanin “Ndal diskriminimit institucional”, studentët kanë protestuar në Maqedoninë e Veriut të hënën, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe.

Pjesëmarrësit kanë mbajtur fjalime, ku ndër tjerash është thënë se “ligji për gjuhët është i qartë” derisa u kanë kërkuar institucioneve që ta respektojnë.

“Mos e prekni Ligjin për Gjuhët!” ishte një nga mesazhet e protestës, i ndjekur nga brohoritje për llogaridhënie dhe dorëheqje.

Kryeministri Hristijan Mickoski u bëri thirrje studentëve dhe pjesëmarrësve të mos lejojnë veten, siç e tha ai, “të jenë një mjet në duart e një partie politike opozitare”, duke shtuar se Qeveria tashmë ka formuar një grup ekspertësh kushtetues që po punojnë për të gjetur një zgjidhje, raportoi Skopje1.