Kosovë Lajme

Edhe Abdixhiku në Kuvend, nis takimi me Kurtin

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të nisin diskutimet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Kurti është parë duke hyrë në Kuvend përmes hyrjes së parkingut të institucionit.

Takimi vjen në një periudhë kur kanë mbetur edhe rreth tri javë nga afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, ndërsa partitë politike ende nuk kanë arritur një marrëveshje për emrin e ri të kreut të shtetit.

Nuk dihen detaje rreth temave konkrete që do të diskutohen apo nëse do të ketë ndonjë rezultat të menjëhershëm nga ky takim./