Një aksident me fatalitet ka ndodhur paraditen e sotme në Baicë të Drenasit, ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila theksoi se në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë.
“Vdekja e viktimës, mashkull, është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tregoi Ahmeti
