Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët katolikë dhe protestantë me rastin e festës së Pashkëve.
Në urimin e tij, Kurti e ka cilësuar këtë si “Ditën e Madhe të Ringjalljes së Hyjit” dhe simbol të përjetësisë.
“Shpresa, sakrifica, dashuria, falja dhe rilindja si nevojë për të ndryshuar për të mirë, janë mesazhet kyçe të kësaj feste. Le të na kujtojë kjo ditë e shenjtë rëndësinë e harmonisë mes nesh dhe të na frymëzojë për më shumë kujdes, solidaritet dhe respekt ndaj njëri-tjetrit. Sot dhe gjithmonë, Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta njerëzore dhe i besimit në një jetë më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Kurti.
