Kronikë Policore Lajme Shqipëri

Tragjedi në Durrës: Një nxënës vdes në shkollë

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në Durrës, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në palestrën e shkollës “Marie Kaçulini”.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15.

Burime zyrtare bëjnë me dije se 17-vjeçari, ndërsa ndodhej në ambientet e palestrës, është ndjerë papritur keq dhe ka humbur ndjenjat.

Menjëherë pas incidentit është njoftuar shërbimi i urgjencës, ndërsa i riu është transportuar me autoambulancë drejt spitalit më të afërt.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk ka arritur të mbijetojë.