Botë Lajme

Rrëzimi i avionit luftarak amerikan në Iran, shpëton një nga pilotët

Një nga dy pilotët amerikanë të avionit luftarak F-15 që u rrëzua në Iran është shpëtuar nga forcat amerikane, raporton NBC News.

Një zyrtar amerikan i tha NBC-së se një nga pilotët e aeroplanit është shpëtuar.

Zyrtarët nuk kanë komentuar deri më tani se si u rrëzua avioni dhe ende nuk është lëshuar asnjë koment zyrtar nga ushtria amerikane.

Mediat iraniane kanë pretenduar gjatë gjithë të premtes se forcat iraniane kishin rrëzuar një avion amerikan.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se presidenti amerikan, Donald Trump është informuar në lidhje me situatën.