Albin Kurti ka ‘goditur’ Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin për dekretin për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës, dekret i cili u anulua nga Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin e fundit.
Kurti tha se “vullneti i popullit nuk anulohet me dekret”.
“Dekreti i Vjosa Osmanit ishte në shpërputhje me Kushtetën e Kosovës. GjK ka folur për natyrën e Republikës sonë, dhe për kufijt që Kushtetuta i vendos çdo instititucionit. Presidenti nuk mund të shpërndajë vullnetin e popullit, ai nuk anulohet me dekrete. Pas qartësimit të kësaj të vërtete të pamohueshme, sot kemi detyrim të qartë: kuvendi është funksional dhe i kthehet punëve të tij,” tha Kurti.
