Kosovë Lajme

Hasani reagon për ekspozitën e Gashit: një pasqyrim i deklarimeve të UDB-së

Deputeti i PDK-së Nait Hasani, i është drejtuar sot Kuvendit të Kosovës me një fjalim si mibijetuar i Masakrës në Burgun e Dubravës.

Ai reagoi sërish ashpër ndaj ekspozitës së Shkëlzen Gashit, që u organizua në qendren e Prishtinës më 24 mars.

Hasani tha se kjo nuk është vetëm një gabim, por prezantim i deklarimit të UDB-së.

“Kjo është fyerje për viktimat, është fyerje për të burgosurit dhe të mbijetuarit. Fyerje për të vërteten e Masakrës në Burgun e Dubravës”, deklaroi ai para deputetëve.