Botë Lajme

Trump: Po e konsideroj seriozisht largimin nga NATO-ja

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë për “The Telegraph” se seriozisht po e konsideron largimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga NATO-ja, pasi ajo nuk iu bashkua në luftën në Iran.

Në një intervistë për mediumin prestigjioz, presidenti e ka cilësuar aleancën si “tigër prej letre”.

Ai ka thënë se largimi i SHBA-së nga traktati i mbrojtjes tani është “përtej rikonsiderimit”.

Është shenja më e fortë deri tash se Shtëpia e Bardhë nuk e konsideron më Evropën si partnere të besueshme, pas refuzimit të aleatëve që të dërgojnë anije lufte për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.