Mbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari, ka dalë me një deklaratë tjetër pas humbjes nga Turqia.
Kosova e humbi ndeshjen finale të plejofit për kualifikim në Kupën e Botës të këtij viti me rezultat 1:0.
Hajdari ishte ndër më të mirët në fushë deri në momentin e zëvendësimit, pasi pësoi lëndim.
“Asnjë pikë gjaku nuk është e tepërt për këtë vend! Sot Kosova mund të duket e vogël për shumëkënd, por një ditë do të jetë e madhe në zemrat e të gjithëve. Nga ndeshje e djeshme: humbëm, por krenaria nuk humbet kurrë. Kosova gjithmonë në zemër!”, ka shkruar Hajdari.
Shkrimin e shkurtër e ka publikuar me një fotografi duke e marrë ndihmën e parë nga stafi mjekësor i Kosovës.
