Është arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për vjedhjen në një argjendari në rrugën “Agim Ramadani” më 19 janar të këtij viti.
Policia ka bërë të ditur se në koordinim më prokurorin e shtetit, hetuesit policor kanë kryer edhe bastisje në dy lokacione, ku kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë një automjet që dyshohet se është i përfituar nga vepra penale, një armë zjarri dhe gjësende te tjera.
Personi i dyshuar me vendimin e prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit janë duke vazhduar me veprime hetimore.
Burime të Klankosova.tv, kishin bërë të ditur se vlera e dëmit nga vjedhja në argjendari ishte llogaritur të arrijë rreth 600 mijë euro.

