Kosovë Lajme Politikë Sport

Frymëzim para betejës: Presidentja me mesazh për Kombëtaren!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, reagoi me një mesazh motivues para ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë.

Osmani përmendi se rrugëtimin e vështirë të Kosovës si shtet dhe si komb, duke e lidhur atë me paraqitjen e “Dardanëve” në fushë.

“Kosova ka lindur mes vështirësive e sakrificave, është rritur me krenari dhe sot qëndron në fushë me dinjitet, duke përfaqësuar ëndrrat e një populli të tërë”, ka shkruar ajo.

Presidentja i ka cilësuar futbollistët si simbol të qëndresës, guximit dhe shpresës.

“Ju jeni simbol i qëndresës, i guximit dhe i shpresës. Jemi me ju djema. Me Kosovën përgjithmonë. Me Dardanët”, thuhet në mesazhin e saj.