Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë do të organizojë hapjen e ekspozitës së artit “Nga Dardania në Pavarësi”, një ngjarje kulturore që synon të prezantojë rrugëtimin historik dhe shpirtëror të Kosovës përmes artit pamor.
Ekspozita kolektive sjell para publikut veprat e artistëve nga Kosova, të cilat pasqyrojnë një rrëfim të thellë artistik, nga lashtësia dardane deri te shtetësia moderne. Kurimi i ekspozitës është bërë nga znj. Emine Jetishi.
Ngjarja do të mbahet më 3 prill 2026, duke filluar nga ora 18:00, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Ljubljana, në adresën Tivolska c. 48.
Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me Instituti Shqiptaro Evropian dhe Oda Ekonomike Shqiptare, duke synuar fuqizimin e prezencës kulturore të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Organizatorët theksojnë se kjo ekspozitë është më shumë se një prezantim artistik – ajo përbën një platformë për promovimin e identitetit, historisë dhe vlerave të Kosovës përmes gjuhës universale të artit.
Prania e publikut në këtë ngjarje vlerësohet si një kontribut i rëndësishëm në mbështetjen dhe afirmimin e artit kosovar jashtë vendit.

