Një person i dyshuar për rast dhunimi është arrestuar nga autoritetet pasi ishte në kërkim për disa muaj.
Sipas raportit policor, rasti kishte ndodhur më 10 dhjetor 2025, rreth orës 10:30, në Fushë Kosovë.
“DHUNIM- Fushë Kosovë / 10.12.2025 – 10:30. Më 30.03.2026 është ftuar për intervistim nga prokurorja i dyshuari kosovar i cili kishte qenë në kërkim lidhur me rastin. I dyshuari pas intervistimit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
