Kosovë Kronikë Policore Lajme

Tragjedi në mërgim – 18-vjeçari nga Kosova ndërron jetë në aksident në Austri!

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Austri, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes mes një kamioni dhe një veture.

Gazeta raporton se viktima është nga Kosova.

Ngjarja ka ndodhur në Zëettl an der Rodl, në rajonin Urfahr-Umgebung.

Medait austriake duke cituar policinë lokale, raportojnë se aksidenti ka ndodhur rreth mesditës në rrugën B126, kur dy automjetet janë përplasur në një kthesë të djathtë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi 18-vjeçar i veturës ka mbetur i vdekur në vend, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta rikthyer në jetë.

Ndërkohë, pasagjeri i tij ka pësuar lëndime të rënda.

Sipas mediave austriake, të dy të rinjtë nga Linz, mbetën të bllokuar në veturë dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për t’i nxjerrë nga automjeti.

Autoritetet austriake po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.