Kosovë Lajme

Shembja e rrugës në Prishtinë – çfarë thotë Komuna për ‘Don Shtjefën Kurti’!

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për bllokimin e rrugës “Don Shtjefën Kurti” si pasojë e shëmbjes së tërësishme pas rrëshqitjes së dheut.

Në njoftim komuna u bën thirrje qytetarëve që të shmangin këtë segment dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren.

“Ju njoftojmë se rruga “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë është shembur plotësisht si pasojë e rrëshqitjes së dheut. Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Inspekcionit, KEDS, Ujësjellësit dhe Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e zonës dhe parandalimin e rrezikut për qytetarët”, thuhet në njoftimin e komunës.

Njoftimi i plotë:

POSTIMI