Shembja e dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” ka shkaktuar dëme edhe në rrjetin elektrik.
Për më shumë se gjashtë orë, lagjet si Dardania e Ulpiana kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike, shkruan Insajderi.
KOSTT ka njoftuar se si pasojë e shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” është prekur rrjeti transmetues.
“Si rezultat i kësaj situate, një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga NS Prishtina 6 kanë mbetur pa energji elektrike”, u tha në njoftimin e KOSTT’it.
Ndonëse kanë kërkuar mirëkuptim, deri më tani s’kanë lëshuar asnjë njoftim tjetër përditësues lidhur me gjendjen e furnizimit me energji elektrike.
