Kosovë Lajme Politikë

Nesër mbildhet Kryesia e Kuvendit

Pak ditë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën.

Kjo do të jetë mbledhja e parë pasi Kushtetuesja ka dhënë afat shtesë për zgjedhjen e presidentit të ri, derisa e cilësoi pa pasojë juridike dekretin e presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e legjislativit.

Në mbledhjen e kryesisë janë disa pika të rendit të ditës.

Përveç marrëveshjeve ndërkombëtare, do të trajtohet edhe formimi i komisioneve Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, atë të RTK-së, si dhe çështje të tjera.

Ndryshe, me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetueses është anuluar dekreti i presidentes për shpërndarjen e Kuvendit dhe deputetët kanë 34 ditë afat për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Nëse dështon zgjedhja e kreu të shtetit, Kuvendi shpërndahet dhe zgjedhjet e parakohshme mbahen brenda 45 ditësh.