Sot në Kosovë pritet mot kryesisht i vranët, me reshje shiu herë pas here.
Në disa pjesë të Rrafshit të Kosovës, reshjet e shiut mund të përzihen ose shndërrohen në borë, ndërsa në zonat malore do të ketë vetëm reshje bore.
Era fryn nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 15-38 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 5°C, ndërsa maksimalet nga 3 deri në 9°C.
