Një mërgimtar nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Kroaci, teksa ishte duke udhëtuar drejt vendlindjes së tij.
Sipas njoftimit të familjarëve, viktima është Riza (Xhelal) Salihaj, i cili po kthehej në Kosovë kur ndodhi aksidenti fatal. Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet kroate pritet të japin më shumë informacione në vijim.
