Kosovë Lajme

Rama pas hetimeve për ekspozitën: Zero tolerancë ndaj shtrembërimit të historisë!

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka mirëpritur veprimin e Speciales për nisjen e hetimeve lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”.

Rama pret që institucionet e drejtësisë të veprojnë me zero tolerancë ndaj çdo veprimi që cenon të vërtetën historike dhe rendin kushtetues.

“E vërteta historike e Kosovës nuk është çështje interpretimi, por themel i pandryshueshëm i drejtësisë dhe i dinjitetit kombëtar. Çdo përpjekje për ta shtrembëruar apo manipuluar atë duhet të trajtohet me përgjegjësi të lartë institucionale. Është koha e fundit që individë jokompetentë dhe të papërgjegjshëm të ndalohen të manipulojnë periudhave më të dhimbshme dhe më të rëndësishme të historisë sonë. Historia nuk është hapësirë për eksperimente, as për narracione të rreme”, shkruan Rama.