Kosovë Lajme Shëndetësi

Veprimi që ndriçon Klinën: Barnatorja “Besi”, shëndetin e vlerëson mbi paratë!

Në Komunën e Klinë, barnatorja “Besi” po shkon përtej detyrës profesionale. Përveç që ofron të gjitha llojet e medikamenteve për çdo sëmundje, ajo ka treguar një dimension të rrallë human: ndihmon ata që nuk kanë mundësi financiare.

Një lexues i gazetës Kosova Free Voice Agency rrëfen për situatën e tij: për shkak të pamundësisë ekonomike, nuk mund të paguante për medikamentet urgjente që i duheshin. Por stafi i barnatores “Besi” i ka dhënë ilaçet me shënim të pagesës më vonë, duke siguruar që gjendja e tij të mos përkeqësohej dhe të mos ketë komplikime.

Ky veprim nuk ka qenë i njëhershëm – burime të afërta me barnatoren tregojnë se kjo është bërë disa herë, duke dëshmuar përkushtimin e saj ndaj njerëzve dhe shëndetit të komunitetit.

Në një kohë kur solidariteti shpesh mungon, “Besi” është shembulli i rrallë i një biznesi që vendos njeriun mbi fitimin.