Botë Lajme

Trump vendos gjurmën e tij në monedhën amerikane, një ndryshim i paprecedent!

Administrata e Donald Trump vendosi që nënshkrimi i tij të përfshihet në kartëmonedhat amerikane, një hap i paprecedent për një president në detyrë, ndryshim ky që pritet të zbatohet në kuadër të 250-vjetorit të Pavarësisë së United States më 4 korrik.

Deri më tani, në valutën amerikane janë vendosur vetëm firmat e sekretarit të Thesarit dhe zyrtarëve përkatës, çka e bën këtë vendim një devijim nga praktika e gjatë institucionale.

Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, e ka arsyetuar këtë hap si një vlerësim për kontributet historike të presidentit.

Reagime ka pasur edhe nga figura politike si Gavin Newsom, i cili e ka komentuar me ironi, duke e ndërlidhur vendimin me sfidat ekonomike dhe rritjen e kostos së jetesë, raporton Reuters.

Ky vendim vjen në një periudhë kur ekonomia amerikane ka regjistruar rritje rreth 2.2% gjatë vitit 2025, në vijimësi të trendit të krijuar në kohën e administratës së Joe Biden.