Noela një vazjë e vogël nga Peja ka nevojë për ndihmë financiare pasi që prindërve të saj i duhen 80 mijë euro për të paguar spitalin për vajzën, ku muaj më parë kishte fituar betejën me kancerin, raporton Kosova Free Voice Agency.
Njoftimin e ka bërë Eroll Grapci i cili ka lutur secilin që ka mundësi që të kontribojnë për vazjën e tij duke publikuar kështu edhe të dhënat apo xhirollogaritë bankare për të ndihmuar Noelën e vogël .
Kërkesa e plotë:
Të dashur miq,
Vajza jone e vogël, Noela, ka luftuar me gjithë forcën e saj kundër një tumori shumë agresiv në tru. Ajo fitoi betejën më të madhe: luftën për jetën.
Por tani ajo po perballet me nje padrejtesi te tmerrshme. Për shkak se shumën prej 80.000 € të vitit te kaluar nuk ka qenë e mundur ta shlyejmë, spitali nuk pranon te vazhdojë asnje kontroll dhe asnjë MRT jetike, pa u paguar me pare borxhi i mbetur. Duke qenë se keto para i detyrohen spitalit, ata kané ndalur çdo trajtim, duke e lene Noelen pa mbrojtjen e vetme qe mund te zbuloje ne kohe nese tumori po kthehet.
Imagjinoni friken e nje nene qe e di se femija i saj ka nevoje urgiente per monitorim, por spitali nuk e pranon më sepse ajo nuk mund te paguajë.
Ju lutemi, hapni zemrat edhe një herë për Noelën.
Çdo euro eshtë nje rreze shprese.
Çdo ndihme, nje dite me shumé pa frike.
Çdo kontribut, nje shans qe ajo te vazhdoje kontrollet qe i shpetojne jetën.
Me mirënjohje të pafund,
Nëna e Noelës Brikena Trakaniqi
(Foto me 3 Shkurt 2024, 1 ditë para nisjes në Gjermani)
Banka Credins Kosovë Sh.a
IBAN: XK05 2386 8000 0073 5231
KODI SËIFT: CDISXKPRXXX KOSOVO
KODI SËIFT: RZBAATËËXXX INTERNATIONAL
Adresë: RUGA UCK, Nr.240 PRISHTINË
https://gofund.me/53f3cf21e
#tëgjithëpërnoelen
