Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar vendet e NATO-s, duke thënë se ato “nuk kanë bërë absolutisht asgjë për të ndihmuar” në luftën me Iranin.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump u shpreh se SHBA “nuk ka nevojë për NATO-n” dhe paralajmëroi se kjo është një “moment shumë i rëndësishëm që nuk duhet harruar”.
Në një reagim të dytë, ai e quajti Iranin dhe negociatorët e tij “të ndryshëm” dhe “të çuditshëm”, duke pretenduar se ata “po luten për një marrëveshje”, ndërsa ushtria e tyre është “shkatërruar” dhe “nuk ka shanse për rikthim”.
“Duhet të bëhen seriozë sa më shpejt, para se të jetë vonë,” shkroi Trump, duke shtuar se “nuk do të ketë kthim mbrapa” nëse situata përshkallëzohet më tej.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se vendi “nuk ka asnjë qëllim për të negociuar për momentin”, duke theksuar se kontaktet përmes ndërmjetësve nuk përbëjnë dialog apo negociata reale.
