Kosova po dhuron një shfaqje të vërtetë futbolli në përballjen ndaj Sllovakisë, ku tashmë rezultati është thelluar në 4-2.
Kreshnik Hajrizi ka vulosur dominimin e plotë të “Dardanëve” duke realizuar golin e katërt pas një aksioni spektakolar që la të pashpresë mbrojtjen kundërshtare.
Ky gol vjen si kulm i një loje brilante të ekipit tonë, i cili nuk po ndalet së sulmuari.
Stadiumi ka “shpërthyer” nga festa, ndërsa Hajrizi dhe shokët e tij po konfirmojnë një natë historike për futbollin e Kosovës.
