Një rast i mashtrimit kompjuterik u raportua dje në Prishtinë.
Policia ka arrestuar të dyshuarin shtetas i Shqipërisë pasi që dyshohet për kryerjen e veprës së lartcekur.
Lidhur me rastin janë sekuestruar pesë llaptopë, katër telefona dhe disa pajisje që dyshohet se janë përdorur në kryerje e veprës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
