Kosovë Lajme Politikë

Mirupafshim, Kosovë: Orav mbyll mandatin e tij me emocione..

Diplomati estonez, Aivo Orav, përfundoi mandatin e tij si ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë, duke lënë pas një vit të angazhimeve diplomatike dhe bashkëpunimit me institucionet vendore, transmeton Kosova Free Voice Agency.

Ai ndau momentin e lamtumirës me ndjekësit në X, ku publikoi një fotografi nga aeroporti i Prishtinës teksa po largohej nga vendi.

“Gjitha të mirat, Kosovë”, shkroi Orav në mbishkrimin e fotografisë lamtumirës.

Orav mori detyrën si shef i Zyrës së BE-së në Kosovë në shtator të vitit 2024, nga Tomasz Szunyog. Gjatë mandatit të tij, ai ka qenë pjesëmarrës në çështje të rëndësishme diplomatike dhe politike që lidhen me zhvillimet në Kosovë.

POSTIMI