Tifozët kosovarë janë vënë përpara një sfide të papritur në Bratisllavë.
Shkaku i problemeve me sistemin, ata qe një kohë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e kryeqytetit sllovak.
Njëri prej tyre është edhe Luaras Meha, i cili e ka marrë rrugën drejt Sllovakisë për ta mbështetur Kombëtaren e Kosovës, e cila nesër mbrëma do të luajë me Sllovakinë në ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it të Botërorit 2026.


“Jemi në Bratisllavë, jemi bllokuar në aeroport qe 1 orë. Po na thonë se sistemi nuk po ju bën. Një aeroplan me krejt tifozë shqiptarë kemi ardhur këtu, disa janë Dardanë e të tjerë që kanë ardhur individualisht për ta përkrahur Kosovën. Po presim, shpresojmë të mos zgjasë shumë kjo gjendje”, deklaroi Meha.
Shumë tifozë kosovarë nga vise të ndryshme e kanë marrë rrugën drejt Bratisllavës ku Kosova do ta zhvillojë nesër mbrëma një ndeshje jetike, në ëndrrën e saj për t’u kualifikuar në Botërorin 2026.
