Kosovë Lajme

Alarm për standardet: masa ndaj klinikës ‘Ona Dent’ pas inspektimit!

Në kuadër të një hulumtimi për parregullsitë në sektorin privat të shëndetësisë, Gazeta ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë me të cilin është gjobitur me 4 mijë euro IPSh (Institucioni Privat Shëndetësor) “Ona Dent” me themelues Petrit Ademi për shkelje të dispozitave të Ligjit të Shëndetësisë.

Në arsyetimin e vendimit të Inspektoratit të Shëndetësisë të datës 16.10.2025 bëhet e ditur se “Ona Dent” nuk u ishte bindur rekomandimeve të dhëna nga inspektimi fillestar, duke mos përmbushur ato/

Për shkak të një numri të madh të gjeturave, Inspektorati Shëndetësor i ka ndaluar “Ona Dent” ofrimin e shërbimeve deri në tërheqjen e licencës në DLA të Ministrisë së Shëndetësisë, sikurse që është vendosur shenja “ndalim i përkohshëm të veprimtarisë” në ortopan.

Po ashtu doktores Albana Muhadri i është ndaluar ofrimi i shërbimeve deri në lajmërim në DLA.

Më tej Inspektorati Shëndetësor konstaton se IPSh “Ona Dent” e Petrit Ademit ka bërë shkelje të Ligjit për Shëndetësi, duke ushtruar veprimtarinë pa përmbushur kushtet ligjore dhe nuk i ka zbatuar masat e urdhëruara.

Nga postimet e bëra në rrjete sociale, shihet se “Ona Dent” është një klinikë stomatologjike ku kanë marrë shërbime VIP-at vendorë, duke përfshirë grimeren e famshme Sellma Kasumoviq, këngëtaren Loredana Zefi e shumë të tjerë.