Kosovë Kronikë Policore Lajme

Alarm në Pejë: mbi 200 të dyshuar për manipulim votash, priten kallëzime!

Në Pejë pritet të dorëzohen gjithsej 31 kallëzime penale ndaj mbi 200 personave, të dyshuar për falsifikim dhe manipulim të rezultateve zgjedhore për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Rastet lidhen me ndërhyrje në procesin e numërimit dhe evidentimit të votave, ku të dyshuar janë kryesues dhe komisionerë të përfshirë në procesin zgjedhor.

“Rastet lidhen me ndërhyrje në procesin e numërimit dhe evidentimit të votave, ndaj kryesuesve dhe komisionerëve të dyshuar”.

Nikçi ka bërë të ditur se hetimet janë zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë administrimit të votave, ndërsa autoritetet janë në fazën e procedimit të rasteve përkatëse.

Ndryshe, edhe më herët janë raportuar raste të ngjashme për manipulim votash në këtë komunë, duke ngritur shqetësime për integritetin e procesit zgjedhor.