Kosovë Lajme Politikë

Zhvillim i rëndësishëm: Kushtetuesja ende shqyrton dekretin e Osmanit!

Zëdhënësi i Gjykates Kushtetuese të Kosovës, Veton Dula, ka konfirmuar se kërkesa lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani është aktualisht në proces shqyrtimi.

Dula bëri të ditur se vendimi i institucionit më të lartë për interpretimin e Kushtetutës do të merret vetëm pasi të analizohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të paraqitura nga pala parashtruese.

“Kjo kërkesë është duke u shqyrtuar. Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, deklaroi ai.

Nga Gjykata Kushtetuese nuk është bërë e ditur një afat konkret se kur pritet të merret vendimi për këtë çështje, e cila ka tërhequr vëmendje të madhe publike dhe politike në vend.