Kosovë Kronikë Policore Lajme

Policia në kërkim: i dyshuari për plagosjen e zyrtarit të IPK-së!

Autoritetet në Kosovë janë ende në kërkim të personit të dyshuar për plagosjen e një zyrtari të Inspektoratit Policor të Kosovës, ngjarje që ndodhi mbrëmjen e së hënës në “Rrugën B” në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari tashmë është identifikuar, por ende nuk është arrestuar nga policia.

Raporti policor:

Rr. “Jakov Xoxa”, Prishtinë / 23.03.2026 – 20:45. Njësitë policore kanë reaguar ndaj një rasti të të shtënave me armë zjarri dhe, pasi kanë arritur në vendin e ngjarjes, kanë hasur në një viktimë, mashkull kosovar, i cili ishte i plagosur. Në lidhje me rastin është identifikuar i dyshuari, po ashtu mashkull kosovar, i cili aktualisht ndodhet në kërkim policor. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa me konsultim të prokurorit është iniciuar rasti dhe ai vazhdon të jetë në hetime.