Kosovë Kronikë Policore Lajme

Nga Danimarka në Prishtinë: kapet i dyshuari në kërkim ndërkombëtar!

Një person i kërkuar nga autoritet e Danimarkës si i dyshuar për vrasje është arrestuar sot në Prishtinë, në një aksion të FAST Kosova.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Gazeta ka mësuar se i prangosuri është Liridon Fetahu, transmeton Periskopi.

Operacioni policor u zhvillua në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.

“Sot, më 23.03.2026, në Prishtinë, Policia e Kosovës, pas një pune operative në terren, përkatësisht njësia FAST Kosova, në bashkëpunim me njësitë policore të rendit publik dhe Njësinë për Reagim të Shpejtë (NJRSH), ka realizuar me sukses arrestimin e një shtetasi të huaj të kërkuar nga autoritetet nderkombetare për veprën penale vrasje. Arrestimi është kryer në bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar (Red Notice), të lëshuar nga autoritetet e INTERPOL-it të Danimarkës. Rasti është duke u trajtuar në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa autoritetet kompetente janë duke ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore në përputhje me procedurat në fuqi. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për garantimin e sigurisë së pergjithshme”, deklaroi Hoxha.