Kosovë Kronikë Policore Lajme

Detaje të reja nga Majaci: Kjo është e dyshuara për ngjarjen e rëndë!

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Majac të Podujevë.

Një mashkull është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua dyshohet se ka mbetur e plagosur.

Sipas të njëjtave burime, e dyshuara pas aktit ka kërcënuar me vetëvrasje, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ishte ndërhyrja e Njësisë Speciale (FIT).

KFVA ka mësuar se e dyshuara është Ardita Gashi rreth moshës 30-vjeçare, e cila pas ndërhyrjes së policisë është gjetur e plagosur në kokë.

Gashi dyshohet të ketë pasur kontakte me viktimën.