Kosovë Kronikë Policore Lajme

Detaje shqetësuese nga Majaci, dy gra luftojnë për jetën!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Majac të Podujevës përgjatë së dielës. Një burrë është gjetur i vdekur dhe dy gra të plagosura.

Shefi i Emergjencës në Podujevë, Arben Beqiri, ka bërë të ditur se që të dy gratë e plagosura janë në gjendje të rëndë shëndetësore, në rrezik për jetën.

“Janë në gjendje të rëndë shëndetësore që të dyjat, kështu më informojnë nga stafi për dy të plagosurat që tashmë janë në QKUK”, bëri të ditur ai.