Një tentim vrasje ka ndodhur të mërkurën në Kamenicë.
Sipas policisë, një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër, me ç’rast viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit.
Nga ana tjetër, dorasi gjendet në arrati, derisa hetimet po vazhdojnë.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ndërsa i dyshuari është në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë
