Administrata Trump po konsideron planet të okupimit dhe bllokimit të ishullit Kharg që do të ishte dërrmuese për regjimin dhe një presion i madh i hapjes së Ngushticës së Hormuz. Por kjo do të paraqiste një eskalim të mëtejmë të konfliktit që ngrit presionin ndaj administratës amerikane edhe brenda SHBA’së.
“Ai dëshiron Hormuz të hapur. Nëse i duhet që ta pushtojnë ishullin Kharg për ta bërë, kjo edhe do të ndodhë. Nëse vendosë se do të nevojtet invadim bregdetar kjo do të ndodhë. Por ky vendim ende nuk është marrë” i kanë thënë nga administrata medias amerikane Axios të premten.
Në ishullin Kharg përpunohen rreth 90 % të eksporteve të naftës dhe është larg vetëm 24 kilometra larg bregut iranian në Gjirin Persik është kyç për mbijetesën e regjimit islamist në Teheran. Pa eksportin e naftës ekonomia e dërrmuar e regjimit bie tërësisht.
Tashmë një ekspeditë e Marinës Amerikane e specializuar për operacione amfibe është dislokuar nga Japonia ku ishte stacionuar së bashku me grupin e betejës.
Një tjetër faktor është edhe infrastruktura ushtarake iraniane që nuk është dobësuar mjaftueshëm në bregdetin jugor sipas raporteve dhe kjo do të rriste rrezikun për suksesin e operacioneve amfibe.
