Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi regjimi islamist në Iran kishte paralajmëruar se do të shënjestronte objekte të përpunimit të naftës dhe gazit në shtetet e gjirit Persik dhe gadishull arabik.
Pas eskalimit të Izraelit që goditi fushën gazit natyror Pars në Gjirin Persik nga regjimi iranian njoftuan se do të shënjestronin në hakmarrje pesë objekte të gazit dhe naftës në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar.
Deri tani nuk dihet nëse sulmet në Riad nuk dihet nëse kanë goditur infrastrukturën industriale apo caqe civile siç kishte ndodhur deri tani pavarësisht zotimeve në të kundërtën nga zyrtarët iranianët.
Sulmi izraelit në Pars ishte në koordinim me SHBA’në paraqet një eskalim të mëtejmë pas mbylljes së Ngushticës së Hormuz nga iranianët. Fillimisht ishte goditur ishulli Kharg në gji ku është qenda logjistike e transportit të derivateve të naftës së regjimit iranian.
Izraeli ka nisur të sulmojë të mërkurën edhe infrastrukturën e derivateve të naftës edhe në Liban, ku ka goditur depo dhe stacione të kontrolluara nga organizata terroriste Hezbollah, që në koordinim me tiraninë islamiste në Iran kanë sulmuar Izraelin.
