Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në zyrët e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).
Periskopi ka mësuar se në stacionin policior janë shoqëruar për intervistim nën dyshimin për dallavera me regjistrim të bizneseve dhe ndërrim të pronës ushtruesja e detyrës së kryeshefes së Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), Igballe Rexha- Jashari dhe Florie Lecaj aprovuese e lëndëve në ARBK.
