Botë Lajme

Izraeli thotë se ministri i inteligjencës së Iranit është vrarë

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha të mërkurën se Ministri iranian i Inteligjencës, Esmail Khatib, u “eliminua”  nga një sulm gjatë natës.

Nuk ka pasur asnjë konfirmim nga Irani në lidhje me vdekjen e raportuar të Khatib, raporton alarabiya.net.

Katz tha se ai dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte autorizuar ushtrinë ta vriste çdo zyrtar tjetër të lartë iranian që vihej në shënjestër pa pasur nevojë për miratim shtesë.