Ministria e Brendshme e Katarit ka paralajmëruar banorët që të qëndrojnë brenda shtëpive, për shkak të një niveli të lartë të kërcënimit për sigurinë.
Sipas raportimeve, autoritetet kanë theksuar se situata aktuale kërkon kujdes maksimal nga qytetarët dhe banorët e vendit, duke u kërkuar që të shmangin daljet e panevojshme nga shtëpitë.
Deklarata vjen pas rritjes së tensioneve në rajon dhe paralajmërimeve për sulme të tjera të mundshme ndaj infrastrukturës kritike të vendit.
Katari thotë se sulmet “e paturpshme” me raketa në zonën industrial Ras Laffan janë një “kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e tij kombëtare dhe stabilitetin e rajonit”.
“Pala iraniane vazhdon politikat e saj përshkallëzuese që po e shtyjnë rajonin drejt humnerës dhe po tërheqin në rrethin e konfliktit edhe vende që nuk janë palë në këtë krizë”, shkroi ministria e jashtme e vendit në mediat sociale.
Në deklaratë shtohej se Katari “rezervon të drejtën e tij për t’u përgjigjur” dhe se “nuk do të hezitojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe sigurinë e qytetarëve të tij”.
