Një raketë iraniane e lëshuar këtë mëngjes goditi pranë zyrës së kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, raportoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Tasnim.
Raketat goditën pozicione “disa metra” larg ndërtesës në qendër të Jerusalemit, transmeton Telegrafi.
Javën e kaluar, Garda Revolucionare e Iranit tha se do ta gjuante Netanyahun përpara se të fillonin të qarkullonin thashetheme në internet për vdekjen e tij, të cilave ai iu përgjigj duke postuar një video të vetes duke blerë një kafe.
Në anën tjetër që nga zgjedhje e liderit të ri suprem të Iranit, Mujtaba Khamenei, filluan të qarkullojnë thashetheme se ai mund të jetë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelito-amerikane.
Kjo ndodhi pasi për më shumë se një javë në u shfaq në publik dhe disa raportonin se ai është plagosur rëndë e të tjerë se mund të jetë vrarë.
