Kosovë Lajme

Krizë në KEK: Bien dy blloqe, B1 dhe A5 jashtë funksionit

Blloqet B1 dhe A5 të termocentralit Kosova A dhe B kanë dal nga funksioni.

Burime të Periskopit kanë konfirmuar se dy blloqet janë jashtë funksionit që nga dita e djeshme.

Momentalisht në prodhim janë vetëm blloqet A3, A4 dhe B2.

Kujtojmë se ndër problemet më të fundit që KEK ka raportuar për bllokun B1 është ai i muajit të kaluar.

Më 8 shkurt, KEK njoftoi për një rrjedhje të konsiderueshme të avullit në sistemin e gypave brenda kaldajës, si pasojë e së cilës u ndërpre operimi i këtij blloku.


POSTIMI