Kosovë Lajme

Kurti-Orav: BE t’i bëjë hapat e radhës në raport me Kosovën për statusin e vendit kandidat për anëtarësim

Kryeministri Albin Kurti priti në takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Zyra e Kryeministrit tha se “Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për bashkëpunimin e mirë dhe korrekt, teksa i shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin dhe shërbimin e tij në Kosovë që kur mori detyrën më 1 shtator 2024”.