Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka bërë thirrje për zyrtarët publikë që ende nuk kanë kryer deklarimin e pasurisë për vitin 2025, duke rikujtuar se afati përfundon më 31 mars 2026.
Procesi i deklarimit vjetor ka filluar më 1 mars 2026 dhe deri më tani janë deklaruar 1920 zyrtarë, ose rreth 18.5% e subjekteve deklaruese.
Numri total i zyrtarëve që i nënshtrohen këtij obligimi ligjor është 10,340, që do të thotë se 8,420 subjekte ende duhet ta përmbushin detyrimin.
Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, theksoi rëndësinë e respektimit të afatit.
“Deklarimi në kohë i pasurisë forcon kulturën e integritetit në institucionet tona dhe njëkohësisht kontribuon në shmangien e pasojave dhe sanksioneve të parapara në rast të mosrespektimit të obligimit ligjor”, tha ai.
APK njofton se mosdeklarimi, vonesa ose deklarimi i pasaktë përbëjnë shkelje ligjore dhe mund të sanksionohen me: Gjoba deri në 500 euro, paraqitje të kallëzimit penal dhe referim të çështjes në organet e drejtësisë, dënim me burg deri në 5 vjet, konfiskim të pasurisë së padeklaruar, sipas ligjit.
Agjencia ka vendosur sistem elektronik për deklarim në këtë vegëz: https://e-deklarimi.rks-gov.net/
Për të lehtësuar procesin, është publikuar edhe Manuali për qasje dhe rikthim të fjalëkalimit.
APK nxit të gjitha subjektet deklaruese që të përmbushin obligimin ligjor brenda afatit, duke treguar transparencë dhe përgjegjësi institucionale.
Për informata shtesë, manualin dhe listën e subjekteve deklaruese vizitoni: https://apk-rks.net/ .
