Kosovë Lajme

Ditë të zeza për Guxo-n: Dega në Belgjikë pezullon aktivitetin – përmendet mosrizgjedhja e Osmanit

Lista “Guxo” nuk po sheh ditë të bardha tash e dy javë, pasi anëtarë të saj kanë nisur të japin dorëheqeje.

Së fundmi, dega e GUXO-s në Belgjikë ka njoftuar se 13 anëtarët e saj, përfshirë kryetarin, kanë pushuar aktivetetin politikë në kuadër të partisë që udhëhiqet nga Donika Gërvalla dhe Faton Peci.

Në njoftimin e tyre theksohet se arsyeja është mosrizgjedhja e Vjosa Osmanit edhe për një mandat si presidente.


POSTIMI