Kosovë Lajme

Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjetet në Kosovë

Sot, më 15 mars, fillon zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet në Kosovë, një proces që do të zhvillohet në koordinim me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog dhe me përfaqësuesit e komunitetit serb.

Kryeministri Albin Kurti dje tha se ligjet do të zbatohen pa penguar ofrimin e shërbimeve bazike, por gjithashtu do të eliminojnë mekanizmat ilegalë që financohen nga Serbia.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, ka përshëndetur angazhimin e Kosovës për zbatimin e ligjeve dhe ka vlerësuar përpjekjet për integrimin e shërbimeve shëndetësore dhe arsimore brenda kuadrit ligjor të vendit.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, konfirmoi se ka dakordim për nisjen e regjistrimit të serbëve të Kosovës dhe për dhënien e lejeve të qëndrimit të përkohshëm.